Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKUSH ESHTE KRICHBAUM?

KUSH ESHTE KRICHBAUM?

Nga Dritan Gaba – Nje sqarim per qendrimet e Gunther Krichbaum (jo idiote) por te sponsorizuara nga aleanca e krijuar ne 17 maj 2017.
Krichbaum eshte plotesisht nje nga mbeshtetesit dhe ideologet per shkaterrimin e opozites dhe PD.
Krichbaum ishte “garancia gjermane” e vegles me shume perdorime, Basha, per braktisjen e mandateve ne Parlament dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore ne 2019.

Kur u pyet Basha ne mbledhjen e deputeteve te opozites qe a e kishte menduar mire veprimin per braktisjen e Parlamentit dhe djegien e mandateve, Lul Basha iu pergjigj do te kete reagim te fuqishem nga aleatet se e kam diskutuar dhe marre i kam marremendim edhe Krichbaum-it.
Kur Basha deklaroi djegien e mandateve, Krichbaum beri nje deklarate as mish, as peshk, me shume kuba akulli ne goje, me terma te pergjithshme mbi demokracine, perfaqesimin dhe Basha tha kjo eshte vetem deklarata e pare. Me pas do e shihni. Por aq qe nje deklarate. Me pas u hodh ne hapin tjeter te asgjesimit te opozites, ate te braktisjes se zgjedhjeve vendore. Dhe ne ate rast u be nje deklarate e njejte me te paren, por pak me “e lezetshme” qe e futi opoziten ne nje qorrsokak pa dalje. Besoj e mbani mend deklaraten e fundmajit qe duhet qe ne zgjedhjet vendorete jete pjesmarrese edhe opozita. Kaq ishte gjithshka u la ne nje heshtje vrastare per opoziten.

Me “keshillat dhe mbeshtetjen” e Krichbaum opozita jo vetem qe braktisi parlamentin dhe detyren e saj duke i lene te gjithe pushtetin “sovieteve”, por la edhe zgjedhjet vendore duke u kthyer keshtu ne nje OJQ, pa asnje ndikim ne ligje, ne ndryshimet kushtetuese, duke vazhduar shitjen e parimeve dhe kembinin e tyre me vila dhe kate pallatesh.

Ky eshte Krichbaum, qe sa here Basha vihej ne sherbim te Rames, duke u hequr si opozitar “i flakte”, duke marre veprime ne dem te opozites, dilte me nga nje deklarate qe nuk thoshte asgje.
Ishte thjesht nje bashkepunetor vullnetar apo me pagese, ne natyre apo me para, per te zhbere opoziten.

Edhe sot beri thjesht ate detyre qe ka vite qe e ben me “pasion”, rrenimin e opozites reale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME