Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRrihet punonjësi i bashkisë Patos pse nuk shkruajti formularin me 10 votues...

Rrihet punonjësi i bashkisë Patos pse nuk shkruajti formularin me 10 votues (foto e vidio)

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Patos, ku punonjës i bashkisë Bato Dalipaj është dhunuar nga përgjegjësi i ndërmarrjes Petrit Pëllumbi, pasi ky i fundit i ka kërkuar në nënshkruaj një formular me vota të sigurta për kryetaren socialiste të bashkisë.

Në një deklaratë plr median punonjësi Dalipaj deklaron se është mbështetës i kandadates Sofije Alushaj dhe se përgjegjësi i bashkisë Petrit Pëllumbi i ka kërkuar të shkruaj 10 votues të sigurtë.

Në momentin që punonjësi nuk ka pranuar të nënshkruaj formularin, atëherë Petrit Pëllumbi e ka goditur disa herë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë dhe në fytyrë.

Dalipaj: Më kërkuar të nënshkruaj pjestarët e familjes unë se pranova u thashë jo unë jam thjesht 4 orarsh dhe nuk e pranova. Ti s’më ke futur 8 orarsh i thash, unë s’të kam futur dhe unë s’do të fus. Formulari ishte për votime dhe të shkruaja pjestarët e familjes. I thashë falimenderit dhe mora rrugën ika në korridor, më erdhi nga mbrapa dhe më gjuajti duke më shtrirë përtokë, Petrit Pëllumbi.

Ndjejta rreth 30 minuta i gjakosur atje dhe erdhën shokët më ndihmuan, pastaj më çuan në spital. Ia di për nder drejtor Artjolit se ai më çoi në spital. Atje në spital doktori më tha që je goditur dhe unë i thash jo kam rënë, jo më tha je goditur, ia di për nder. Pastaj më çuan në shtëpi, tani mbasdite ndjeva që kisha dhimbje dhe po enjtesha, i them doktoreshë Sofies moj këtu këtu, syri po më mbyllet fare.

Çfarë ka ndodhur më pyeti doktoresha, më kanë goditur Petrit Pëllumbi dhe erdha këtu të bëj një denoncim për rastin në fjalë që më goditën. Petriti është një përgjegjës që ndan punën në komunalen e Patosit. Jam i punësuar 4 orarsh tani në qershor më mbaron kontrata 1 vjeçare.

Kam kontaktuar me Sofien Alushin si mjeke jo si kandidate. Po më mbyllet syri i thash. 

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral me mbështetësit në Patos ku prezantoi dhe kryebashkiaken socialiste.

Deklarata për median

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME