Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRritet çmimi i vajit të ullirit, nga 400 lekë në 800 lekë....

Rritet çmimi i vajit të ullirit, nga 400 lekë në 800 lekë. Fermerët në Mallakastër tregojnë arsyet

Mallaakstër – Nis prodhimi i vajit të ullirit në Mallakastër. Prodhimi i ulët i ullirit kokërr rrit çmimin e vajit, një litër 800 lekë. Fermerët, qeveria të bëj rrugët për të nxjerr prodhimin nga tokat, të siguroj tregje për shitjen e vajit.

Ndryshe nga vitet e kalaura këtë vit ka nisur pak me vonesë prodhimi i vajit të ullirit në zonën e Mallakastrës. Shkak është bër rendimenti i ulët i prodhimit të ullirit kokërr për arsye atmosferike por dhe rritja e çmimit të plehrave kimike në treg. Kjo ka bërë që një litër vaj këtë vit të shitet me 800 lekë të reja nga 400 që ishte një vit më parë

Nga ana tjetër fermerët ndeshen me vështirësi pasi rrugë në kodrat e tokat me ullinjë nuk kanë për të nxjerr prodhimet në fabrika, subvencione nuk marrin sikundër edhe tregje për të shitur prodhimin e vajit nuk kanë.

Fabrika e vajit të ullirit “Sinanaj” Visokë, nuk po punon me kapacitet të plot si vitin e kaluar dhe kjo për shkak të mospasjes së lëndës së parë të ullirit kokërr. Në këtë fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit vitet e tjera kan sjellë ullirin për të prodhuar vaj edhe nga fshatrat e Tepelenës, Rroskovecit, Levanit, Patosit etj e kjo për faktin se prodhon vaj cilësor.

Ndiqni pamjet nga puna në fabrikën e vajit të ullirit “Sinanaj” në Visokë dhe bisedën që zhvilluam me pronarine saj Xhafon

Fermerët pohuan se në vitet e tjera kur ka pasur superprodhim si kokërr por edhe vaj ata e kanë gjetur vet tregjet si tek njerzit e tyre ashtu edhe në qytete të ndryshme por edhe jashte shtetit nëpërmjet fëmijëve që kaë emigrantë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME