AKTUALITET

Rritja e çmimit të naftës, Qeveria takim me kompanitë e karburanteve,

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaci, zhvilluan një takim me kompanitë kryesore të sektorit të hidrokarbureve dhe drejtuesit e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Takimi u zhvillua në kuadër të monitorimit të situatës së çmimeve të karburanteve dhe zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë diskutimit u analizua ecuria e çmimeve në bursën Platts të Mesdheut, si referencë për gazoilin dhe benzinën, si dhe raporti ndërmjet çmimeve të importit, çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve të shitjes me pakicë në tregun vendas.

Palët ranë dakord për rritjen e transparencës dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit mbi lëvizjen e çmimeve, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e një tregu të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër:

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ndërmarrë këto masa:

Nga ana tjetër, Ministria e Financave do të ngrejë një task-forcë të përbashkët mes administratës tatimore dhe doganore, e cila do të ketë për detyrë:

Gjatë takimit u theksua se situata aktuale në tregjet ndërkombëtare kërkon vëmendje dhe reagim të shpejtë institucional, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i tregut dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve shqiptarë.

Autoritetet shtetërore do të vijojnë monitorimin e përditshëm të bursave ndërkombëtare dhe të tregut vendas, duke marrë masat e nevojshme në rast të devijimeve të pajustifikuara të çmimeve.

Institucionet mbeten të angazhuara për garantimin e transparencës, konkurrencës së ndershme dhe mbrojtjen e interesit të konsumatorëve në tregun e hidrokarbureve në Shqipëri./monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button