Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRritja e pagave/ Fuga: “Çfarë tallje me ligjin…”

Rritja e pagave/ Fuga: “Çfarë tallje me ligjin…”

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reagua sërish lidhur me debatin që ka nisur prej ditësh dhe po zhvillohet sot në Kuvend për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Fuga u ndal një deklaratë e nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj e cila i kërkoi deputetëve të vijojnë me shpejtësi me diskutimet për shkak se ligji duhet dërguar te Presidenti në mesditë para se ai të largohet jashtë vendit.

Postimi i Artan Fugës:
Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri?
Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku!
Ore e dinë këta deputetët që janë live?
Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.

Boooooo, çmenduri!
1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studjojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e miratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?
Boooooo, ku kanë arrituuuuur!
Cfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME