Via dell’Amore” (“Rruga e Dashurisë”) në Itali e cila ishte mbyllur për 10 vite tashmë është e hapur për “shëtitjen më romantike në botë”, sepse dashuria nëse nuk është në ajër teksa ecën atyre shtigjeve e sigurt është që do ta gjesh lart në shkëmbinj.
“Rruga e Dashurisë”, ka qenë prej kohësh shtegu më i popullarizuar i ecjes, gati 121 kilometra që rrotullohen rreth 5 fshatrave që përbëjnë dhe sitin e Cinque Terre-ve, që është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kjrrugë u mbyll pas një rrëshqitje toke në vitin 2012, por tani pas rinovimit që zgjati shumë vite është rihapur. Aktualisht është rihapur vetëm një segment i saj ndërkohë që është planifikuar që deri në korrik të 2024 ajo të jetë plotësisht e kalueshme për të gjithë ata që duan të përjetojnë shëtitjen më romantike në botë.
Për ta mbrojtur nga mbipopullimi i turistëve, pasi kjo është një nga rajonet më të vizituara dhe një nga vendet me numrin më të madh të turistëve në botë, aksesi tani është vetëm me turne dhe përmes guidës (biletat janë pak më shumë se 5 dollarë) për të mbrojtur peizazhin për brezat e ardhshëm. Turistëve u kujtohet që të respektojnë kulturën dhe trashëgiminë lokale, që “Rruga e Dashurisë” të mos kthehet në “shëtitjen e turpit”, kjo për shkak të skandaleve që kanë ndodhur në të shkuarën.