Mallakastër – Rruga kryesore e fshatit Rroms, rreth 10 kilometra larg Mallakastrës ndodhet ne gjendje skandaloze. Banoret I bëjnë apel instancave përkatëse te marrin masa pasi ky aks rrugor është kthyer ne burim aksidentesh.
Degradimi total i këtij aksi rrugor është shqetësimi i përditshëm i banorëve të fshatit Rroms, një ndër zonat kryesorë të Mallakstrës. Ata u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse qe te marrin masa te menjehershme, dhe ti japin fund premtimeve boshe.
Dikur në këtë fshat jetonin mbi 400 familje të banuara ndërsa sot për shkak të mungesës së rrugës dhe ujit të pijshëm kanë mbetur vetëm 100 familje.
Edhe pse banorët kanë apeluar disa here, asnjëherë ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve nuk ka vëne dorë për rregullimin e këtij aksi I cili është kthyer ne burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.
Nga ana tjetërzyrtarë të bashkisë Malakastër pohojnë faktin se rruga që lidh fshatin Rroms me Ballshin është futur në projekt zbatimi për vitin 2023 pasi kanë qënë rrugë të tjera më të domosdoshme ato që janë rikonstrukturuar si Klos, Hekal, Bylis, Aranitas, apo rruga e vjetër që lidh Ballshin me Beratin.