Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedRusia ndalon 963 amerikanë në vend, edhe presidentin Biden

Rusia ndalon 963 amerikanë në vend, edhe presidentin Biden

Rusia tha të shtunën se u ka ndaluar 963 amerikanëve hyrjen në vend – përfshirë Presidentin Joe Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Moska tha se do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që i quajti veprime armiqësore të Shteteve të Bashkuara.

“Ne theksojmë se veprimet armiqësore të ndërmarra nga Uashingtoni, të cilat kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojnë të marrin kundërshtimin e duhur”, tha Ministria e Jashtme ruse.

Ndalimet kryesisht simbolike të udhëtimit janë pjesë e përkeqësimit të vazhdueshëm në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që kur filloi agresioni ndaj Ukrainës më 24 shkurt, që u pasua nga sanksione drastike ndaj Moskës dhe rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën nga Uashingtoni dhe aleatët e tij.

Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu se kishte shtuar 26 emra të rinj në listën e kanadezëve që i ka ndaluar të udhëtojnë në Rusi, përfshirë shefat e mbrojtjes, drejtuesit e industrisë së mbrojtjes dhe bashkëshorten e kryeministrit Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau.

Lista e re për zyrtarët kanadezë u publikua katër ditë pasi Kanadaja prezantoi një projekt-ligj që do të ndalojë Presidentin Vladimir Putin dhe rreth 1000 anëtarë të qeverisë dhe ushtrisë së tij të udhëtojnë atje.

Rusia kishte ndaluar më parë kryeministrin Trudeau, Ministren e Financave Chrystia Freeland dhe qindra kanadezë të tjerë që të hynin në vend, në përgjigje të sanksioneve kanadeze./ VOA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME