Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTRusia nuk do të marrë pjesë edhe në Euro 2024

Rusia nuk do të marrë pjesë edhe në Euro 2024

Lajmi ishte i pritshëm prej disa ditësh dhe sot është zyrtar. Pas përjashtimit nga Botërori dhe Liga e Kombeve, vjen një tjetër goditje. Rusia nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset për Euro 2024, si sanksion për pushtimin e Ukrainës.

Ka qenë Federata vendase e Futbollit që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi për shtyp: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian 2024. Short që do të mbahet më 9 tetor në Frankfurt. Motivi është vendimi i UEFA-s i marrë që në shkurtin e kaluar. Pezullimi i pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare dhe klubeve ruse në turnetë nën kujdesin e organizatës “deri në një njoftim tjetër”.

Një vendim i tillë u kundërshtua nga RFU në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Por edhe CAS, në korrik e hodhi poshtë ankimimin e bërë mha Rusia. Aktualisht Federata është në pritje të tekstit të plotë të vendimit të CAS, pas së cilës do të vendosë për hapat e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes ligjore”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME