LIFE STYLE

Sa e padrejt që është jeta

Stenaldo është i lindur më 29 maj 1997 në Lushnje. Babai i tij u vra kur ai ishte vetëm tre javsh, një ngjarje që ndikoi shumë në familjen e tij në fillim të jetës.

Kur ishte vetëm 6 muajsh ai humbi shikimin për shkak të një infeksioni të rëndë, por kjo nuk e ndali të ndiqte ëndrrat e tij.Stenaldo ka pasion për muzikën — ai ka marrë pjesë në “The Voice of Albania 4” dhe në festivalin “Top Fest” ku këndoi këngën “Flas me Diellin

Ai ka punuar si moderator në Top Albania Radio, një përvojë që e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës së tij.
Përveç muzikës, ka pasur interes edhe për gazetarinë dhe është përfshirë në aktivitete sociale dhe vullnetare.

Stenaldo ka kaluar një periudhë jetese dhe pune në Gjermani, ku mësoi të jetë plotësisht i pavarur — të gatuajë, të lëvizë në qytet, dhe të përballet me situata të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button