Saturday, April 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSaga e vrasjeve/ Si po humbet shokët e tij Ervis Martinaj

Saga e vrasjeve/ Si po humbet shokët e tij Ervis Martinaj

Atentati i Fushë Krujës me 3 të vrarë nuk është një ngjarje e shkëputur. Profili i viktimave ka bërë hetuesit të besojnë se ajo është në vazhdën e përplasjeve mes grupeve kriminale në Tiranë.

Të ekzekutuar në mënyrë të pamëshirshme me mbi 50 plumba mbetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Dyshimet janë se objektiv i këtij atentati ishte pikërisht Brilant Martinaj, kushëri me Ervis Martinaj, një emër i njohur për drejtësinë dhe policinë e shtetit.

Të dy ishin të shpallur në kërkim. Ervisi po kërkohej pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ndërsa Brilanti si i dyshuar për ekzekutimin e efektivit të policisë Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020. Ai ka qenë i dyshuar edhe për ekzekutimin e ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Por ky nuk është sulmi i vetëm ndaj Ervis Martinit. Vitet e fundit kanë qenë të shumtë miqtë e tij që kanë rënë pre e atentateve të ndryshme. Më poshtë lapsi.al sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore.

Vrasja e Fabian Gaxhës

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok në 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Vrasja e Santiago Malkos

Kamerat e sigurisë |Prova të reja për vrasjen mafioze të ish policit Santiago Malko – FAKTOR.AL

Në gusht në vitit 2019 një breshëri plumbash i mori jetën Santiago Malkos. Ish-polici u vra në zonën e Porcelanit në Tiranë kur po lëvizte me makinën e tij BMW X5. Në lidhje me vrasjen e tij është dënuar vetëm Blendi Teta që thuhet se ka bërë roje për lëvizjet e viktimës ndërsa janë në kërkim një sërë personash të tjerë.

Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit

Publikohen pamjet: Momenti kur ekzekutohen me breshëri automatike Erigers Mihasi dhe Armando Dumani (VIDEO) - infowebtv.com

Më 13 nëntor 2021 u vra një tjetër mik i Ervis Martinajt. Në një tjetër atentat mbeti viktimë Erigers Mihasi i cili po udhëtonte në maninë bashkë me Armando Dumanin që gjithashtu humbi jetën. Makina e tyre u qëllua me breshëri në zonën e Astirit. Për këtë ngjarje nuk ka autorë.

Vrasja e Can Karriqit

E njëjta skemë| Can Karriqi u ekzekutua njësoj si shokët e tij, pasi piu kafe me një vajzë – FAKTOR.AL

Më 23 dhjetor 2021 u ekzekutua në zonën e Kodër Kamzës 35-vjeçari Can Karriqi. Ai u e qëllua me një armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda një makine me targa të huaja. Karriqi ishte mik me Erigers Mihasin. Pas vrasjes u gjet e djegur një makinë në zonën e institutit që dyshohet se u përkiste autorëve. Edhe për këtë ngjarje nuk ka autorë.

Zhdukja e Ulvi Skanës

Rrëfimi i prindërve të të zhdukurit Ulvi Skana/ E morën në pyetje për vrasje - Aktualitet

Prej datës 17 maj 2022, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Prindërit e të riut thonë se ai ishte mik i ngushtë i Can Karriqit, eliminuar një vit më parë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME