TECH

Samsung po përgatit një telefon të palosshëm me ekran më të gjerë

Samsung po përgatit për vitin e ardhshëm një telefon të palosshëm me ekran të gjerë.

Pas lajmeve se Apple po përgatit një iPhone Fold me ekran të brendshëm mjaft të gjerë, tani vijnë informacione të ngjashme edhe për Samsung.

Sipas një raporti të ri, Samsung po punon në një telefon të palosshëm me ekran të brendshëm OLED prej 7.6 inç, i cili do të ketë raport të ekranit 4:3 – pra më i shkurtër dhe më i gjerë se modeli aktual Galaxy Z Fold. Ky pajisje pritet të prezantohet vitin e ardhshëm.

Madhësia dhe raporti i këtij ekrani janë të ngjashme me ato që pritet të ketë iPhone Fold në të ardhmen, për të cilin thonë se mund të ketë një ekran të brendshëm rreth 7.58 inç.

Raporti gjithashtu thotë se ky model i ardhshëm “wide fold” mund të ketë edhe një **ekran “cover” të jashtëm prej rreth 5.4 inç, si dhe mbështetje për karikim 25W. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button