AKTUALITETTOP-NEWS

S’e di me kë je mpleksur’/ 46 vjeçari i dhunuar bashkë me të atin akuzon policin e Fierit! Dëshmia: I bëra like në fb e së motrës

Një ngjarje e rëndë dhune ka tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier. 

Rreth orës 22:00, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe  banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona. Nga krevati I spitalit të Fierit, ku ndodhet i shtruar Altin Meçe për mikrofonin e Alb365 tregon se çfarë ndodhi mbrëmë pranë portës së tij. Ai drejton gishtin tek një person I cili punon si polici në komisariatin e Fierit.

Në dëshminë e tij 46 vjeçari I cili jeton në Gjermani, por kishte ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit e identifikon njërin nga dhunuesit si Fredi Lamaj. Nga dëshmitë që kishte marrë në fshat ai e identifikon si polic (shef) i grupit të gatshëm, por nga verifikimi i gazetarit të Syri TV, rezulton se është punonjës policie i thjeshtë.   

Shkak të dhunës bën një konflikt që kishte nisur për shkak të një like që kishte bërë në një faqe facebook që kishte e motra e policit. Para se të dhunohej ai kishte qenë në një local ku kishte takuar policin dhe ky i kishte thënë ‘nuk e di se me kë je mpleksur’

Dëshmia e të dhunuarit Altin Meçe

Mbrëmë unë kam marrë një kërcënim në telefon nga një person që ai është bashkëfshatari im, Fredi Astrit Lamaj. Është polic… më thanë që është me grupin e gatshëm.

Faktikisht kam bërë like tek disa postime të motrës së atij.  Edhe ai më flet shumë ashpër. E më thotë nuk e di me kë je pleksur.

I kthej një mesazh atij, e i them, ti zotëri, motra jote është e madhe, nuk është e vogël. Po të thotë ajo që Altin më bezdis, stop. Në rregull? Unë e lë kaq. Edhe ishim te lokali neve, po rrinim atje me vëllain edhe me një kushëri, edhe nga ora 11:00, iki për në shtëpi. Marr makinën edhe në shtëpi hap portën e madhe.

Porta e madhe me portën e shtëpisë ka një diferencë diku te 50-60 metra. Hap portën e madhe, parkoj makinën, vij e mbyll portën prapë, edhe futem brenda në shtëpi. Në moment që futem unë brenda në shtëpi, fiken dritat. Vetëm në shtëpinë time.

Edhe në atë moment, unë po mundohesha të ndizja dritën e telefonit, edhe më thërret dikush nga jashtë, “O Altin”.

Edhe zëri i atij mua më kumboi direkt. Unë mendova për moment se mos ishte vëllai. Po që nga momenti që dal jashtë, edhe nuk arrita as të hedh këmbën jashtë derës, më qëllojnë edhe ashtu siç e pashë unë në mjegull, nuk ka qenë një, po ka qenë të paktën tre persona.

Gazetari: Me çfarë sende të kanë gjuajtur?

I dhunuari: Sipas çarjeve që kam unë në kokë këto, këto nuk janë grushta. Unë kam shëmbje në të gjithë trupin. Nuk e kuptoj pse arritëm deri këtu, kur mund të kishim pirë një kafe edhe të kishim sqaruar.

Nuk kam pasur asnjë lloj konflikti.

Gazetari: Pra çdo gjë ka nisur nga like te fotografia e saj apo ke bërë ndonjë mesazh, ndonjë koment?

I dhunuari: Dakord edhe një mesazh asaj gocës i kam dërguar kështu, po është në formë like, kupton?

Ne e kemi gocë fshati. Më bëhet qejfi që ka bërë atë faqe se ka bërë, ka 11,000 ndjekës, nuk e di tani vetëm ai like-u im e bezdisi? Pse arriti në këtë fazë, që të më qëllojë mua për vdekje, të më lëri pa ndjenja në derën e shtëpisë time?

Mund të kishim folur për të pirë një kafe dhe ta kishim sqaruar dhe mbaroi filmi. Unë kam vite që jam larguar dhe atë nuk e njoh. Me sa kuptoj edhe me sa më thonë edhe këta njerëzit e mi këtu, është bërë shef i grupit të gatshëm, i policisë së Fierit, dhe ka fituar një arrogancë shumë të madhe. Se të arrish në derën e shtëpisë së tjetrit. Në derë të shtëpisë vjen vetëm dikush që ka konfidenca.
Vjen vëllai, vjen kushëriri, motra, ku di unë. Nuk mund të vijë një i huaj direkt. Edhe unë kam portën e madhe të mbyllur. Thirr që atje poshtë, të vij unë atje ta hap unë derën.

Gazetari: Juve pas ngjarjes çfarë bëtë?

I dhunuari: Unë rashë pa ndjenja. Ambulanca që ka ardhur, këta thonë është vonuar diku 20 minuta. Unë diku 20 minuta kam qenë pa ndjenja.

Gazetari: Kjo ndodhi mbrëmë apo…

I dhunuari: Mbrëmë. Në orën 11:00 të natës, pak a shumë. Edhe unë jam që mbrëmë këtu në spital, më kanë bërë ato ekzaminimet. Më kanë thënë që nuk kam thyerje e gjëra, po kam shëmbje.

Gazetari: Kanë ardhur efektivë të policisë, të ka marrë në pyetje se çfarë ka ndodhur?

I dhunuari: Policia ka ardhur mbrëmë, edhe unë që nga momenti i parë që më pyeti, ku dyshon, i thashë është filani. Po. Ata, në momentin që më ka qëlluar, që unë kam rënë pa ndjenja atje, duke ikur kanë marrë edhe një telefon timin që atje janë mesazhet që unë kam këmbyer me këtë djalin.

Edhe unë jam në këtë gjendje sot këtu që 46 vjeç…

Gazetari: Keni kërkuar që të jetë dikush nga policia aty para derës si mundësi…?

I dhunuari: Ajo pastaj është detyrë e këtyre për arsye se përderisa arritën që erdhën në shtëpinë time unë ndjeja se nuk kisha konflikt.

Unë nuk kam kërkuar po nuk kanë lënë njeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button