Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë.
Në aeroport e pret ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Sipas axhendës së sekretarit, ai bashkë me stafin e tij do të qëndrojnë për rreth 8 orë në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu sot priten të firmosen edhe dy marrëveshje. Pas Tiranës, Blinken do të udhëtojë drejt Mynihut.