Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSekuestrohen 2 ton kokainë, goditet grupi i shqiptarëve

Sekuestrohen 2 ton kokainë, goditet grupi i shqiptarëve

Një grup kriminal shqiptar është goditur nga autoritetet policore në Amsterdam. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe tre marokenë të cilët gjithashtu ishin pjesë e grupit për trafikun e drogës.

Autoritete policore kanë bërë publike edhe emrat e tyre, që janë përkatësisht Flabio D., dhe Mohamed L. 34 vjeç i cili pritet të dënohen me dhjetë vjet burg. Iliar El-H., 31 vjeç dhe Mustapha R., 39 vjeç i cili pritet të dënohen me nëntë vite burg. Oficerët pretendojnë tetë vite burg për Klajdi L.,21 vjeç dhe për Emiljano D., 29-vjeç , ndërsa shtatë vite burg për Florin P., 27 vjeç,.

Sipas mediave të huaja, grupi i kishte ndarë në mënyrë të qartë rolet për procesin e shpërndarjes së drogës. Ata kanë transportuar jo më pak se 2060 kg kokainë nga një magazinë në Voorchoten në apartamente luksoze, kryesisht në Amsterdam. Sasia ishte e ndarë na katër pjesë dhe kishte vlerën rreth 150 milionë euro. Autoritetet kanë deklaruar se bëhej fjalë për një organizatë jashtëzakonisht ‘profesionale’.

Ndërkohë shtatë të dyshuarit kryesorë dhe pesë të tjerë do të dalin në gjyq. Përveç posedimit të drogës, prokurorët akuzojnë edhe disa të dyshuar për armëmbajtje dhe pastrim parash.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME