Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSerbia sjell topa në kufi me Kosovën/ Moska: Ka rrezik konflikti

Serbia sjell topa në kufi me Kosovën/ Moska: Ka rrezik konflikti

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaron se situata në Kosovë nuk është larg shpërthimit të një konflikti të një shkalle të gjerë. Qendrimin e shprehu duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Ky përkeqësim i ri që tregon bindshëm se devijimi nga korniza aktuale rregullative për Kosovën, vetëm provokon ekstremistët e Prishtinës. Situata nuk është larg nga një konflikti real i shkallës së gjerë”, – ka thënë Zakharova sipas B92.

Gjatë së hënës Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Komandanti i KFOR-it kanë rënë dakord që barrikadat e vendosura në veri të hiqen së shpejti për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Megjithatë Beogradi duket se kërkon ta tensionojë situatën në në veri. Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuceviç dhe komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, Milan Mosjiloviç kanë vizituar forcat ushtarake serbe në Rashkë.

Siç u pa edhe nga pamjet, 6 topa me rreze të gjatë veprimi, që ishin vendosur aty paraprakisht, janë kthyer në uzinë. Mediat serbe raportojnë se ministri ka folur me ushtarët, të cilët po kryejnë detyra në atë zonë. Sot u raportua se afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia kishte sjellë edhe automjete të rënda ushtarake.

Televizioni N1 raportoi se 6 topat me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake janë pozicionuar dy kilometra afër Jarinjës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME