Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSfida/ Mentor Kikia: Unë si gazetar do i botoja dokumentat e hakeruar

Sfida/ Mentor Kikia: Unë si gazetar do i botoja dokumentat e hakeruar

Fakti që prokuroria shqiptare ka nxjerrë një urdhër ku i ndalon mediave të botojnë dokumentat e hakeruara nga piratët kibernetikë, që dyshohet se janë iranianë, është bërë debat në Open.

Duke prtetenduar pa asnjë fakt se publikimi i këtyre të dhënave cënon rëndë sigurinë kombëtare në njoftim thuhet: “Prokuroria ka vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale&nbsp” Ajo ka ngarkuar Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbledhin të dhënat për shkelësit e këtij urdhëri.

Por gazetari Mentor Kikia e ka sfiduar hapur këtë qëndrim. “Unë si gazetar do botoja çdo dokument. Çfarë sekreti shtetëror dhe cënim të sigurisë kombëtare ka kur qytetarët marrin vesh se një i shumëkërkuar lëviz lirshëm në kryeqytet dhe policia e di këtë gjë” tha ai në Open. Ai vazhdoi se prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj dhe meniat në mënyrë të përgjegjshme të kryejnë misionin e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME