Fier – Shënpjetra, fshati në shpopullim, në një vit më shumë ka vdekje sesa dasma. Lindjet, kanë vite që nuk ka.
Shën Pjetra është një fshat rrethë 12 km largë qëndrës së Fierit. Çdo ditë që kalon fshati po shpopullohet edhe më tepër. Rrugët e fshatit janë pothuajëse bosh, portat e banesave të mbyllura dhe në ato pak shtëpi ka vetëm çifte të moshuarish.
Në biseda me ta mësojmë se pjesa më e madhe e familjeve kanë shkuar në emigrim, të rinjtë po ashtu. Shkaqet kanë qënë nga më të ndryshmet, por kushtet e vështira ekonomike kan[ qënë më të shumtat.
Në biseda e sipër banorët thonë se prej shumë vitesh në fshat nuk ka lindje fëmijësh, dasmat kanë shumë vite që janë rralluar, ja një ose dy dasma në vit, ndërsa vdekje ato shkojnë deri pesë apo gjashtë vdekje çdo vit. Edhe i vetmi lokal që ka shërbyer për ceremonitë e dasmave tashmë është kthyer për ceremonitë mortore. Në fshat nga 50 të rinjë tani kanë mbetur vetëm tre dhe kta nuk i kalojmë të 18 vitet.
Fshati Shën Pjetrës bën pjesë në njësinë administrative të Ndërmënasit të bashkisë Fier, dikur kanë qënë 280 familje ndërsa sot nuk i kalon të 85-ë.