BOTA

Shënohet viktima e parë nga gripi në Greqi

Një 58-vjeçare ka ndërruar jetë në ICU të Spitalit të qytetit

Vdekja e parë nga gripi H1N1, pas disa vitesh, ka shkaktuar tronditje në rajonin e Magnezisë.

58-vjeçarja Ioanna Tzouma, ish-punonjëse private në sektorin e turizmit, vdiq mëngjesin e së mërkurës në repartin e terapisë intensive të Spitalit të Volos, ku ishte shtruar prej ditësh.

Sipas informacioneve 58 vjeçarja fillimisht ka shfaqur simptoma të lehta, si temperaturë e ulët, e cila edhe pse e ulët ka vazhduar.

Pas disa ditësh qëndrimi në shtëpi, shëndeti i saj u përkeqësua në mënyrë dramatike dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët e diagnostikuan me një infeksion të gripit H1N1 dhe, megjithë përpjekjet e menjëhershme për ta intubuar dhe mbajtur në ICU, shëndeti i saj shkoi në dështim të shumë organeve dhe për rrjedhojë nuk mundi të mbijetonte.

Sipas të njëjtave burime, në ICU është shtruar edhe një 70-vjeçar me të njëjtën diagnozë, i cili ka arritur ta kapërcejë rrezikun dhe të shërohet.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet shëndetësore, të cilët u bëjnë apel qytetarëve që të vazhdojnë me vaksinimin në kohë kundër gripit, duke theksuar rëndësinë e parandalimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button