AKTUALITET

Sher banal mes dy të rinjve,vdes 17 vjeçari shqiptar.

Greqi – Një sherr banal mes dy të rinjve në Lutraqi të Korinthit u kthye në tragjedi me një 17 vjeçar Shqiptar të vrarë dhe një 19 vjeçar grek të ndaluar.

Sipas autoritetve greke,cdo gjë ka nisur kur viktima Aleks Vangjeli i datëlindjes 2009 me orgjinë nga Berati,është paraqitur në spital me plagë prej mjeti prerës në zonën e barkut.

I pyetur prej mjekëve deklaroi se ishte përplasur me makinë.

Menjëherë ai u dërgua me ambulancë drejtë athinës pasi gjendja e tij u vlerësua e rëndë,por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në korinth u paraqit edhe një 19 vjeçar Grek edhe ai i dëmtuar me thikë,por që mjekëve i deklaroi se ishte përfshirë në një aksident automobilistik.

Menjëherë u njoftua policia e cila ndaloi personin e dytë dhe e mori atë në pyetje paraprake.

I pyetur prej agjentëve ai ishte mjaftë kontradiktor dhe aspak bindës ndaj dhe me urdhër të prokurorisë u ndalua dhe po mbahet në klinikën që po kurohet nën ruajtjen e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve,por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të bobëta.

Viktima Aleks Vangjeli jeton vetëm me të jëmën mbas divorcit të prindërve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button