AKTUALITET

Sherr masiv në një lokal në Tiranë! 5 persona dhunojnë 2 vëllezër

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Yzberishtit, ku pesë persona sulmuan me grushte dy vëllezër.

Mësohet se të gjithë të përfshirët në sherr ishin duke konsumuar alkool, gjë që duket se ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën dhe për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, disa nga personat e përfshirë u shoqëruan në komisariat.

Edhe gjatë shoqërimit në polici, nuk kanë munguar incidentet./boldnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button