Në shtëpinë e Torinos, janë orë të nxehta, në të vërtetë përvëluese. E sigurisht jo për klimën në grumbullimin në Ëaidring në Austri, por për atë që po ndodh brenda klubit. Pasditen e së mërkurës, në fakt ka ndodhur një sherr i bujshëm mes teknikut granata Ivan Juric dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati. Një diskutim i dhunshëm në të cilin të dy për pak sa nuk u përplasën fizikisht, të ndarë nga menaxheri i skuadrës Pellegri, epidos që u filmua fshehurazi nga një ballkon pranë hotelit ku është akomoduar ekipi.
Trajneri dhe drejtori sportiv janë përballur me egërsi në parkingun e hotelit që pret skuadrën, të ndarë me zor nga menaxheri i skuadrës Marco Pellegri, ndërsa fyenin njëri-tjetrin. Klubi granata po përpiqet të përshpejtojë në merkato, por trajneri kroat shprehet i pakënaqur që nuk ka marrë ende përforcimet e nevojshme dhe kjo, siç raporton Ansa, mund të ketë çuar në përplasjen, që në këto orë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Nga video mund të kuptohet një fragment i dialogut mes të dyve: “Nuk je askushi për askënd, mos ma ngre zërin”, dëgjohet Vagnati duke bërtitur në adresën e Juric. “Mos ma ngri zërin, mos ma ngri zërin. Oh, duhet të kesh respekt. Si kam unë për ty, duhet të kesh respekt edhe ti, e kupton kokë k**i. Ki respekt për atë që të mbron gjithmonë në sytë e atij koke k**i. E unë të mbroj gjithmonë! Rrotë k**i“, gjëmon drejtori sportiv granata. Tekniku i përgjigjet: “Ti nuk bën asgjë, je një idiot m**i. Shko bëj m**in, budalla, ik q*u. Por çfarë respekti? Nga ti? Nuk e kam. Mendo të punosh”.