AKTUALITET

Sherri me thika në Korçë/ Policia: 2 të plagosur dhe 3 të shoqëruar

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku një person ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaku i sherrit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Aksident policia ambulanca naten 1 740x375

Detaje nga policia: 

Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button