Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil. Ngjarja është evidentuar pas një video-je që po qarkullon në rrjetet sociale.
Aty shfaqet një grup me të rinj që dhunojnë me shkopinj një bashkëmoshatarin e tyre. Videoja është publikuar fillimisht në Tik Tok, më pas është pasqyruar dhe në media.
Sshiko vidion
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Ksamil pranë plazhit në zonën e njohur si Tre Ishujt. Siç shihet në video, të rinjtë që duhet të jetë të moshës 16-18 vjeç kanë shkopinj në duar dhe dhunojnë një tjetër.