Sherri në protestë/ Qorri – Lapaj, “ma le ta lashë”.
Drejtusit e partive të reja, Arlind Qorri dhe Adriatik Lapaj, janë përplasur fizikisht gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme, ku kërkohej dorëheqja e Ervin Hoxhës, pas skandalit me efektivin, i cili u hodh nga pallati.
Nga një video e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si Arlind Qorri është përplasur fizikisht me Adriatik Lapaj, pasi ky i fundit zuri foltoren e protestës dhe nuk po lejonte anëtarët e tjerë të flisnin.
Duke e mbajtur të bllokuar foltoren për një kohë prej disa minutash, Lapaj është hequr me forcë nga Qorri, duke e censuruar fjalën e tij.
Mesa duket, kjo është edhe kultura politike e të ‘rinjve’ shqiptarë, të cilët sa më shumë afron dita e zgjedhjeve të 11 majit, aq më intolerantë bëhen me njëri-tjetrin, duke shkuar deri edhe në përplasje fizike.