Në daljen për media pas mbledhjes së qeverisë është njoftuar se zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra. Po ashtu është liruar nga detyra edhe zv/ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Belinda Balluku.
“Njoftohet lirimi nga detyra i zv ministrit të Infrastrukturës Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Do kenë detyra të reja në vijim”-tha Balluku.