Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËShkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ashtu sikundër ka raportuar Lapsi.al, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë.

Ngjarjet e rënda kriminale të kësaj vere dhe performanca në tërësi e Policisë së Shtetit përgjatë këtyre 10 muajve të drejtimit nga Gledis Nano, duket se janë shkaku kryesor i shkarkimit të tij.

Vendimin e qeverisë e komunikoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se shkarkimi erdhi pasi drejtori Gledis Nano nuk kishte përmbushur objektivat. Deri në emërimin e pasuesit të Nanos, Policia e Shtetit mësohet se do drejtohet nga zv.drejtori për Rendin, Tonin Vocaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME