Një grup kriminal me 8 shqiptarë është ‘goditur’ nga autoritetet e Francës si të përfshirë në trafikun e drogës.
Shqiptarët, të cilët janë arrestuar në Annecy të Francës e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në zonë duke shitur kryesisht drogëra të rënda, si kokainë dhe heroinë.
Në operacionin për ndalimin e tyre janë përfshirë 60 efektivë policie. Gjithashtu mësohet se 8 shqiptarëve u janë gjetur 17 mijë euro kesh, një kilogram heroinë, 150 gramë kokainë dhe 4 automjete.
Ata kanë dalë para gjykatës dhe akuzohen për “trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal”, ndërsa theksohet rrezikojnë deri në 10 vite burg.