Fier – Shkeljet e shumta të bëra nga administrata e drejtues të kompanisë naftës Albpetrol ka bërë që një pjesë e mirë e punonjësve ti drejtohen gjyqeve duke fituar të drejtën e tyre si të rikthimit në punë apo të dëmshpërblimit monetar nga ana e kompanisë por që ka bërë edhe shkarkim dhe emërim të një vargu drejtorash të kësaj kompanie ose e thënë më sakt në afro 3 vjet janë emëruar 4 drejtorë.
Një mbledhje e bordit drejtues të kësaj kompanie e mbajtur ditën e hënë ka shkarkuar drejtorin aktual të kësaj kompanie Klejdi Cenmurati por ende nuk kanë konkluduar se kush do të jetë zëvendësuesi i tij, do jetë mashkull apo femër, do jetë nga Fieri apo Tirana, do jetë i fushës së naftës apo i “teknologjisë partisë”, ende nuk dihet asgjë.
Burime informacioni nga kjo kompani pohojnë se përveçse disa shkeljeve që janë konstatuar nga kontrolli i KLSH disa punonjës i janë drejtuar gjyqeve për të rifituar të drejtat e tyre ku disa janë rikthyer në punë, disa po marrin dëmshpërblimet në vlerë monetare, sikundër po marrin pagat e mbajtura në mënyrë të pa drejtë nga urdhërat e dhënë nga ish drejtori Gazheli. Ka edhe nga ata të cilët u larguan nga puna si të “pa aftë” për shkak se nuk bëheshin pjesë e klaneve si një drejtoreshë në burimet njerëzore që u largua nga ish drejtori Florian Muçaj, apo ish punonjësi tjetër THM që është rikthyer në punë.
E ndërkohë që drejtorat e kompanisë Albpetrol shkojnë e vijnë ku në 3 vjet janë emëruar 4 drejtorë disa u bënë deputet, disa përfunduar pas hekurave e janë në gjykim ndërsa të tjerëve po u tunden “hekurat” mbi kokë ku dhe po u dalin edhe në ëdërr duke u prishur gjumin.
Gjithsesi Klejdi Cenmurati ishte drejtori i 4 në 3 vitet e fundit që ende nuk dihet si do shkruhet për CV e tij , i shkakruar nga bordi apo ka dhënë dorëheqjen. E kjo mbetet të zbulohet.