Një ngjarje e rëndë, me pasojë plagosjen e një shtetasi shqiptar, ka ndodhur sot në zonën e Menidi në Greqi.
Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr banal mes disa personave, ndërsa raportohet se një shqiptar është plagosur me një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja nisi ditën e shtunë, ku shqiptari fillimisht është përplasur verbalisht me një tregtar, i cili e goditi atë me grusht në fytyrë.
Dy ditë më vonë shqiptari është rikthyer për të sqaruar sherrin me grekun, por pasi janë konfliktuar sërish, shqiptari ka plagosur me plumb në këmbë një person
Gjatë tentativës për t’u larguar, ai është përleshur me një tjetër person që ndodhej në vendngjarje, ku si pasojë është rrëzuar në tokë dhe i ka rënë arma nga duart.
Më pas raportohet se personi më të cilin është konfliktuar ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje kritike, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.