Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAShokohet qyteza italiane, kryqi nazist shfaqet në sheshin kryesor

Shokohet qyteza italiane, kryqi nazist shfaqet në sheshin kryesor

Një svastika gjigante u shfaq në trotuarin e një sheshi të vogël në Monte San Giovanni Campano në provincën e Frosinones, ditën e Pashkëve në Itali.

“Ka qenë një veprim i kryer nga një grup djemsh gjatë natës dhe jo një gjest politik” – tha kryebashkiaku i qytezës në përpjekje për të qetësuar opinionin publik. Thuhet se autorët përdorën dyshekë gome të një këndi lojërash për fëmijë për ta krijuar atë. Ata janë shpallur në kërkim nga karabinierët dhe tashmë duhet të përgjigjen për dëmtimin e hapësirave publike.

Mediat italiane shkruajnë se vandalët grisën dyshekët e gomës të vendosur për të mbrojtur fëmijët në parkun e lojërave për të krijuar shenjën e svastikës në tokë. Ajo u zbulua në mëngjes dhe u raportua në polici nga vetë kryebashkiaku, Emiliano Cinelli. Sipas hetimeve të para, episodi ka ndodhur pas mesnate. Ishte koha kur besimtarët u larguan nga kisha në fund të vigjiljes së Pashkëve.

Kjo bashki ishte dekoruar për merita civile pasi në qytet nuk kishte pasur asnjë episod ekstremizmi. Monte San Giovanni Campano është një qytet në zonën e Frosinate me rreth 13 mijë banorë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore një detashment gjerman ishte i pranishëm në qytet. 40% e shtëpive u shkatërruan nga bombardimet.

Kryebashkiaku dënoi “gjestin e poshtër” në rrjetet sociale, duke akuzuar autorët se as nuk e dinin kuptimin e veprimeve të tyre. Sipas tij, ata kishin vepruar për t’u dukur duke “shkatërruar lojërat e fëmijëve” . Karabinierët po hetojnë ngjarjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME