Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAShëmbet pallati në Marsejë, dyshohet për 10 të vdekur

Shëmbet pallati në Marsejë, dyshohet për 10 të vdekur

Një pallat 4-katësh është shembur nga një shpërthim në Marsejë mesnatën e së shtunës. Zyrtarisht thuhet se të paktën 5 persona janë plagosur ndërsa 10 të tjerë mund të jenë nën rrënoja. Problem për ekipet e emergjencës u bë një zjarr që shpërtheu menjëherë pas shembjes. Autoritetet paralajmëruan se zjarri mund të vazhdojë për orë të tëra. Ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet, por dyshohet të jetë bërë një rrjedhje gazi.

“Duhet të jemi të përgatitur që të kemi viktima në këtë tragjedi të tmerrshme” – u tha gazetarëve në vendngjarje kryebashkiaku i Marsejës, Benoît Payan. Më shumë se 100 zjarrfikës janë duke punuar për të vënë nën kontroll zjarrin. Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se kishte nga 4 deri në 10 persona të bllokuar nën rrënoja.

Ne nuk e dimë nëse ata janë gjallë apo të vdekur” – u tha ai gazetarëve, duke shtuar se autoritetet nuk kishin zbuluar ende shkakun e “shpërthimit shumë të madh” që shkaktoi shembjen. 33 persona të tjerë u evakuuan nga shërbimet e urgjencës.

Marseille building collapse injures two, fire hampers search - CNA

“Unë isha duke fjetur dhe pati një shpërthim të madh që tronditi dhomën. U trondita. Më dukej si ëndërr. Shumë shpejt ndjemë një erë të fortë gazi që vinte përreth. Ende mund ta nuhasnim atë këtë mëngjes” – tha Saveria Mosnier, e cila jeton pranë zonës së ngjarjes.

8 persona humbën jetën në Marsejë në vitin 2018, kur dy ndërtesa të rrënuara në lagjen e klasës punëtore të Noailles u rrëzuan. Kjo ngjarje vuri dyshime mbi standardet e banimit të qytetit. Shoqatat thonë se 40 mijë njerëz jetojnë në struktura të këqija.

Fire hampers search after Marseille building collapses

Autoritetet duke se i kanë përjashtuar çështjet strukturore në kolapsin e fundit, në një lagje të njohur për baret dhe jetën e saj të natës. “Nuk kishte asnjë njoftim rreziku për këtë ndërtesë dhe nuk është në një lagje të identifikuar si me banesa nën standarde,” – thanë autoritetet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME