Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta me Berishën në Elbasan: Në 14 maj fitojmë 7 – 0

Meta me Berishën në Elbasan: Në 14 maj fitojmë 7 – 0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan. Ai ka qenë i pranishëm në mitingun e zhvilluar në Pallatin e Sportit në krah të kreut të PD-së, Sali Berisha. Meta ka treguar edhe synimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për këtë qark. Sipas tij, rezultati për zgjedhjet e 14 majit do jetë 7-0. Meta tha se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas.

E0889b87 79a1 4aa3 9cfd 10e109443092

Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderët. Ndaj votoni kandidatët tanë”, – tha Meta.

Ndërsa Boçi, u shpreh se ky qytet është kapur për fyti nga një grusht njerëzish për interesat e tyre personale. Ai tha se kryeministri Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës në këtë qytet, për të krijuar njeriun më të varfër dhe për të zhbërë dimensionin e lirisë. Ai shtoi se nëse zgjidhet kryebashkiak, nuk do i gënjejë dhe zhgënjejë kurrë qytetarët.

“Dua t’u them qytetarëve se çfarë nuk do të bëj unë për ta. Unë nuk do ju gënjej, për asnjë arsye. Për asnjë rrethanë, për asnjë votë e parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Së dyti, unë nuk do t’ju zhgënjej. Ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare vetëm të fitojmë.

4122db6b 8d4a 45bd 9a88 Fea022c585de

Gjatë gjithë jetës sonë, kemi ëndërruar të jemi të dobishëm për Elbasanin tonë. Sot kemi hedhur farën e shpresës dhe besimit. Secili duhet të bindet për bashkëpunimin qytetar dhe politik që do të realizoj. Këtë do ta bëj për të arritur qëllimin e kauzës sonë, të qytetarit dhe të Elbasanit. Elbasani është nusja e Rumelisë, ku puthet mali me qiellin.

Ky Elbasani ynë është një vend i ndritur i historisë krenare. I kryqëzimit të kulturave, ku rrinë bashkë xhamia mbret me kishën e Shën Mërisë. Ku jetojnë bashkë ata që besojnë në parajsë dhe ata që nuk e besojnë atë. Është vend i Kristoforidhit, Xhuvanit e shumë emrave të tjerë të nderuar. Është pasuria jonë, fillimi dhe fundi, dashuri jete dhe progresi.

Por sot ky vend është kapur prej fyti prej një grushti njerëzish që e kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori. E kanë lënë pa rrugë dhe të zhytur në korrupsion, varfëri dhe dhimbje. Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës, për të krijuar këtu në Elbasan njeriun më të varfër dhe po kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Elbasani ynë duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë.

Elbasani i ngjan atij mali të lulëzuar që përbrenda vlon një vullkan. Kush nuk di të mësojë në këtë vend, ikën i turpëruar. Ka vetëm një mënyrë për ta qeverisur Elbasanin, duke ja kthyer atë qytetarëve. Si drejtues i barabartë me ju, garantoj se qytetarët do të munden të votojnë çdo vendim që prek jetesën e tyre të drejtpërdrejtë. Ne kemi programin e duhur dhe stafin e përkushtuar. Elbasani është një vend që vlerëson historinë e tij”, u shpreh Boçi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME