Reforma Teritoriale, edhe banorët e Divjakës në protestë

Propozimi i mazhorancës për reformën e re territoriale ka nxitur pakënaqësi të mëdha te banorët e Divjakës, të cilët kundërshtojnë vendosmërisht planin për bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Lushnjës.
Ditën e sotme, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të shprehur revoltën ndaj këtij propozimi, duke kërkuar ruajtjen e pavarësisë administrative të Divjakës.
Sipas banorëve, ky vendim nuk merr parasysh realitetin ekonomiko-administrativ të zonës. Ata theksojnë se Divjaka ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe turizëm dhe se delegimi i shërbimeve e i vendimmarrjes drejt Lushnjës do të dëmtonte zhvillimin e qytetit dhe do t’u vështirësonte marrjen e shërbimeve ditore.
Reforma e re territoriale vazhdon të nxisë debate të nxehta në disa bashki të vendit, ku komunitetet vendore kërkojnë që kufijtë administrativë të mos preken pa u marrë parasysh mendimi dhe interesat e tyre ekonomike.









