AKTUALITET

Aksidentohet Cekja në aksin Gjirokastër –Tepelenë, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur për publikun me emrin artistik Cekja, është përfshirë në një aksident rrugor që ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën e fshatit Hormovë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip Mercedes-Benz me targa AA139MO, që drejtohej nga Cekja, është përplasur me një automjet tip Ford me targa AB025OB, i drejtuar nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Nga të dhënat e para mësohet se përplasja nuk ka qenë frontale, duke shmangur pasoja të rënda për drejtuesit e mjeteve. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa si Sejfulla Myftari ashtu edhe drejtuesi i automjetit tjetër kanë pësuar vetëm lëndime të lehta ose kanë shpëtuar pa dëmtime serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore të Gjirokastrës, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button