AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Roskovec, plagoset gruaja (foto)

Rroskovec – Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e një gruaje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, si pasojë e shpërthimit banesa është përfshirë nga zjarri, ndërsa zonja e shtëpisë ka pësuar dëmtime në trup.

E plagosura Naile Sopiku 75 vjeçe  është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

E plagosura

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes.

Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button