BOTA

Shpërthen motori i avionit mbi Korfuz.

Greqi – Aeroplani që ishte nisur nga Korfuzi me destinacion Dyseldorfin pas incidentit u ul shëndoshë e mirë në Brindizi të Italisë.

Pasagjerët në një aeroplan Condor përjetuan momente të tmerrshme të shtunën në mbrëmje, pasi motori i tij u përfshi nga flakët menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit.

Videot e postuara në TikTok dhe platforma të tjera të mediave sociale kapin shkëndijat e shpërthimeve nga motori i djathtë i Boeing 757-300 , i cili po operonte në linjën Korfuz-Dusseldorf, tymin e shkaktuar nga zjarri dhe shpërthimet e forta.
“Dëgjuam shpërthime të përsëritura dhe pamë turbinën që po merrte flakë. Ishte shumë e frikshme. Ishim në ballkon dhe i pamë të gjitha. Shpresoj që të gjithë të jenë mirë, shkruhet në Tik Tok”,

Defekti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes, në një lartësi prej rreth 1500 metrash , ndërsa avioni ishte në fazën e ngritjes pas nisjes. 250 pasagjerët dhe banorët e zonës dëgjuan një zhurmë shurdhuese që shkaktoi panik.

Pilotët ndoqën protokollin e sigurisë dhe e fikën motorin. Avioni më pas bëri një kthesë rrethore, pra u kthye djathtas dhe u zhvendos paralel me pistën.

Më pas u drejtua në veriperëndim të Korfuzit, në lartësi prej 6,000 dhe 8,000 këmbësh, duke u drejtuar për në aeroportin e Brindisit në Itali, ku u ul në mënyrë të sigurt.

Një zjarr në motorin e një aeroplani është një nga skenarët më shqetësues për çdo pasagjer. Megjithatë, në realitet, aviacioni civil ka zhvilluar nivele të tilla sigurie saqë incidenti, megjithëse serioz, nuk sjell rrezik të menjëhershëm.

Avionët modernë janë projektuar për të vazhduar fluturimin normalisht edhe me vetëm një motor. Në rast zjarri, pilotët ndjekin protokolle specifike: ata menjëherë e fikin motorin, izolojnë sistemin e karburantit dhe aktivizojnë sistemet e integruara të shuarjes së zjarrit. Materiale të posaçme shuarëse pompohen në motor dhe në shumicën e rasteve zjarri shuhet brenda pak sekondash.

Nga aty, avioni drejtohet për në aeroportin më të afërt për një ulje të sigurt. Rreziku i vërtetë ekziston vetëm nëse zjarri nuk shuhet dhe përhapet në sisteme të tjera kritike, gjë që, sipas statistikave, është jashtëzakonisht e rrallë.

Aviacioni konsiderohet mjeti më i sigurt i transportit pikërisht sepse parashikon edhe skenarët më ekstremë. Pra, megjithëse mundësia e një zjarri në motor shkakton në mënyrë të pashmangshme shqetësim, shanset që ai të zhvillohet në një kërcënim të vërtetë për pasagjerët mbeten minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button