Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedShpërthen vullkani, plagosen 3 turistë

Shpërthen vullkani, plagosen 3 turistë

Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) njoftoi të mërkurën (3 gusht) se një vullkan ka shpërthyer pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, pas rritjes së aktivitetit të tërmeteve në zonë.

Pamjet tregojnë llavën dhe tymin që dilte nga një çarje në anën e malit Fagradalsfjall, i cili vitin e kaluar pati një shpërthim vullkanik që zgjati 6 muaj. 3 turistë kanë mbetur të plagosur në malin Fagradalsfjall, teksa po shkonin në vatrën e vullkanit.

Turistët u lënduan, për shkak të terrenit të vështirë që të çon tek vullkani. Ndërkohë përmes një deklarate Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave njoftoi se turistët dhe banorët duhet të shmangin zonën për shkak të gazeve helmuese.

Gadishulli i Rejkjanës është një pikë e nxehtë vullkaniko-sizmike dhe shpërthimi ndodhi vetëm 25 km (15 milje) nga Reykjaviku dhe 15 km nga aeroporti ndërkombëtar i vendit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME