Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpopullimi/ Meta: Gjat qeverisjes së Rilindjes vetëm gomerët janë shtuar.

Shpopullimi/ Meta: Gjat qeverisjes së Rilindjes vetëm gomerët janë shtuar.

Ish Presidenti i Republikës dhe kreu aktual i PL Ilir Meta ka thumbuar qeverisjen e Rilindjes nga Pusteci duke thënë se, gjat qeverisjes së saj vetëm gomerët janë shtuar. Me këtë postim Meta ka dashur të nënkuptojë se gjat qeverisjes rilindase Shqipëria është shpopulluar me ritme të shpejta.

Ja dhe postimi i tij

Në Pustec, atje ku falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye:

Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në “qiell” dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës;

Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga “Rilindja” prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t’u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin e liqenit të Prespës.

Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ 👉 https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=WRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët.

Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri.

Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar! 🇦🇱🤝🇲🇰

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME