Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIShqipëria ka varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Europë

Shqipëria ka varfërinë dhe pabarazinë më të lartë qytet-fshat në Europë

Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë, por gjithashtu kemi edhe pabarazi të madhe ndërmjet popullsisë në rrezik të varfërisë sipas vend banimit fshat- qytet.

Gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021. Ky ishte niveli më i lartë në Europë. Popullsia rurale e vendit tonë ka një përqindje të lartë të rrezikut për varfëri në raport me popullsinë rurale të vendeve të tjera. Rumania renditet e dyta për nivelin e lartë të varfërisë në fshat, ku rreth 50% e popullsisë rurale me një diferencë 10 pikë përqindje nga Shqipëria.

Eurostat vë në dukje se Shqipëria ka nivel të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në qytetet e mëdha ku përfshihet edhe kryeqyteti. Në Shqipëri gati 45 për qind e popullsisë në këto rajone është në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania u renditen pas Shqipërisë, ku popullsia e qyteteve të mëdha që jeton në rrezik të varfërisë është 30%.

E njëjta situatë është edhe në qytet më të vogla. Në qytetet më të vogla shqiptare varfëria është më e butë se në qytetet e mëdha dhe se në zonat rurale. Eurostat përllogarit se rreziku i varfërisë në qytetet më të vogla përfshin 29% të popullsisë.

Ky tregues është më i ulët se në fshat dhe qytetet e mëdha, po sërish është më i lartë se në qytet e tjera të Europës. Gjithashtu hendeku për rrezikun e varfërisë qytet -fshat është më e larta në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Më herët këtë vit Banka Botërorë analizoi se reforma Territoriale përkeqësoi me shumë menaxhimin e zonat rurale dhe e ka vënë zhvillimin e këtyre zonave përballe sfidave të reja.

Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë./ Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME