AKTUALITETTOP-NEWS

Shqipëria në katastrofë  nga përmbytjet: Vengu nuk pranon pyetje nga gazetarët

Ndërkohë që situata në lumin Seman përkeqësohet nga ora në orë, qeveria vazhdon të mbetet pas ngjarjeve.

Edhe pse Ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu dhe kreu i emergjencave civile Haki Çako janë shfaqur në Mbrostar të Fierit, praninë e tyre nuk po e shoqëron asnjë masë konkrete dhe efektive në terren.

Qeveria nuk ka marrë asnjë hap serioz për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati, megjithëse rreziku është i njohur prej ditësh

Reshjet vazhdojnë të jenë intensive, ndërsa institucionet shtetërore kufizohen me monitorim, pa ndërhyrje të dukshme dhe pa një plan të qartë.

Situata po menaxhohet në mënyrë reaktive dhe të vonuar, duke ngritur pyetjen se përse qeveria nuk ka marrë masa më herët dhe pse ngelet çdo herë e papërgatitur për ngjarje të tilla. Në terren rreziku rritet, ndërsa përgjegjësia e institucioneve mbetet e paadresuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button