Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË‘Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr’/ Blushi: Papërgjegjshmëria e qeverisë po...

‘Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr’/ Blushi: Papërgjegjshmëria e qeverisë po djeg vendin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi akuzon qeverinë se po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

Blushi ka publikuar pamje nga zjarret në vend, teksa shkruan se Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:           

SHQIPËRINË E MORI RAMA, I VU ZJARR!

Papërgjegjshmëria e Qeverisë po djeg vendin, po shkrumbon pronat e qytetarëve dhe pasuritë publike!

80% e banesave në Grudë-Fushë janë përpirë sot nga flakët! Ndërkohë në të gjithë vendin asnjë masë nuk po merret për parandalimin dhe fikjen e zjarreve.

Shqipëria po përvëlohet nga flakët, sepse Rama vazhdon të vjedhë me Djegësat fiktivë (inceneratorët).

Dhjetë vite në pushtet, duke grabitur papushim dhe vetëm justifikime për dështimet, me pasoja kaq kriminale!

Me korrupsionin e tyre po vrasin, me keqqeverisjen po shkatërrojnë ç’të mundin!

Dorëheqjet sot janë pak! Shpërdorimi i detyrës meriton ndëshkim ligjor!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME