BOTA

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

Më 18 qershor 2025, Gjuha Shqipe u shpall zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u bë i ditur nga kancelarja e arsimit, Melissa Aviles-Ramos, dhe përfaqëson një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

Ky vendim i rëndësishëm garanton që njoftimet dhe informacionet zyrtare nga shkollat publike të jenë të aksesueshme edhe në gjuhën shqipe, duke lehtësuar përfshirjen e mijëra familjeve shqiptare në jetën shkollore të fëmijëve të tyre.

Nga mbi 180 gjuhë që fliten në Nju Jork, vetëm 10 ishin përfshirë deri më tani në komunikimet zyrtare të sistemit arsimor. Me shtimin e tri gjuhëve të reja, përfshirë shqipen, ky numër ngjitet në 13, duke forcuar përfaqësimin gjuhësor në një sistem që u shërben mbi një milion nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button