Uncategorized

Shqiptari i dhunuar nga gardianët grekë, ja pamjet (vidio)

Një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie, këta të fundit tashmë të arrestuar. 33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, u dhunua teksa po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.

Televizoni grek “Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij. Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, – këto ishin fjalët e tij thotë e motra, raporton Ora News. Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button