Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari përplaset me 4 makina luksoze të parkuara

Shqiptari përplaset me 4 makina luksoze të parkuara

Një makinë luksioze Ferrari u dëmtua pasi u përplas me katër makina të parkuara në Romë. Nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme e majtë e makinës.

Aksidenti ka ndodhur para syve të habitur të kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të admiruar makinën e shtrenjtë. Mësohet se makina drejtohej nga një 34-vjeçar me kombësi shqiptare, dhe për arsye të panjohura humbi kontrollin e makinës duke goditur katër makina të parkuara.

Në vendngjarje ndodhen agjentë të policisë lokale të kryeqytetit Roma të Grupit II Sapienza, të cilët kanë kryer kontrollet e nevojshme dhe po hetojnë për zbardhjen e rastit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME