Pire – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë këtë mëngjes, ku një i ri shqiptar ka vrarë partneren e tij. 23-vjeçari ka vrarë partneren e tij 19-vjeçare, ndërsa ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar krimin e rëndë.
Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të vdekur vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike. Mediat greke shkruajnë i riu ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij 19-vjeçare.