Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET'Shtëpitë e barit' në Shqipëri shqetësojnë Italinë: Policia të shtojë kontrollet në...

‘Shtëpitë e barit’ në Shqipëri shqetësojnë Italinë: Policia të shtojë kontrollet në ambientet e mbyllura

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi autoritetet italiane të Guardia di Financës kanë kryer operacionet e vëzhgimit të territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve me kanabis që kultivohen në Shqipëri e me destinacion të parë Italinë. Sipas të dhënave në vendin tonë janë zbuluar 24 raste ku droga mbillet në ambiente të mbyllura.

Policia italiane së bashku me agjentët e Guarda di Finanza gjatë monitorimit ajror të territorit shqiptar për parcela me kanabis kanë pikasur edhe ambjente të mbyllura ku është kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë prezantimit të rezultateve të punës mes dy policive u publikuan shifrat dhe rezultuat e zbulimit shtëpive të barit në vendin tonë. Për këtë vit janë goditur 24 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave.

Rrumbullaku: Kultivimi i kanabisit është një fenomen kriminal specifik që dëshmon qartë nevojën e kontaktit 24/7 të punonjësve të policisë me terrenin, kryetarët e fshatrave dhe banorët e tyre në terësi.

Gianpiero Ianni dhe Vincenzo Caci shprehen se agjentet italianë kanë bërë një punë të mirë në goditjën e kultivimit të narkotikëve ku u asgjesuan 40, 921 bimë narkotike.

Ianni: Rezultatet e arritura gjatë këtij viti janë një histori e vërtetë suksesi, tregojnë bashkëpunimin dhe sinergjitë e përbashkëta.

Caci: Janë kryer 63 misione ajrore, 182 orë fluturimi dhe 55 raporte monitorimi. Në total për vitin 2022, nga monitorimi ajror, janë konstatuar dhe asgjësuar 40, 921 bimë narkotike. Shumë më pak se gjysma e vitit të kaluar.

Autoritetet policore italiane informojnë me detaje se gjatë vitit 2022 në Shqipëri janë identifikuar 1094 plantacione ilegale mbjellë me kanabis. Autoritetet policore shqiptare kanë informuar vetëm për numrin e bimëve të asgjësuara gjatë operacioneve të përbashkëta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME