KRYESORESHËNDET

Shtim i të prekurve me kancer në Fier e Mallakastër, 120 raste të reja krahasuar me 1 vit më parë

Numri i pacientëve të prekur nga kanceri në rrethet Fier e Mallakastër ka pësuar një rritje të lehtë. Lajmi konfirmohet nga mjekja onkologe Anisa Mone e cila pohon se për 3 mujorin e parë të 2025-ës, krahasuar me një vit më parë janë shtuar 120 raste të reja kryesisht në moshat e treta.

Në spitalin rajonal të Fierit mjekja pohon se nuk ka mungesë medikamentesh për të prekurit nga kanceri.

Mjekja onkologe Anisa Mone këshillon të kryhen kontrolle mjekësore periodike, si dhe të tregohet kujdes me ushqyerjen e të shmangen veset e duhanpirjes, alkoolit dhe çdo gjë që vë në rrezik shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button