Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETSi mund të infektohet fëmija me parazitë të zorrëve?!

Si mund të infektohet fëmija me parazitë të zorrëve?!

Skratë e fëmijëve janë dukuri e shpeshtë te vogëlushët, posaçërisht ata që shkojnë në kopsht.

Parazitët e zorrëve ose skratë janë infeksione që mund t’i ndodhin çdokujt, posaçërisht është ankth për prindërit kur i vërejnë te fëmijët e tyre.

Më të njohurat janë “Enterobius vermicularis” dhe Ascaris lumbricoides”, lloji i parë i njohur me emrin skratë e fëmijëve, sepse konsiderohet shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve të parazitëve te vogëlushët.

Kolektivet janë shpesh vatër e bartjes së këtij lloj paraziti, posaçërisht nëpërmjet duarve të ndotura nëse fëmijët prekin ushqimin të cilin më vonë e konsumojnë

Mund t’i bartin edhe te të rriturit, por ata nuk janë aq të rrezikuar ndaj infeksionit, prandaj më shumë duhet t’i kushtohet kujdes higjienës së fëmijëve të vegjël.

Parazitët më të shpeshtë të cilët shfaqen te fëmijët janë skratë e vogla të cilat mund të shihen me sy. Parazitët femra nëpërmjet sistemit të tretjes arrijnë deri te vrima anale e fëmijëve ku i vendosin vezët. Duken si fije të vogla të bardha dhe mund t’i vëreni në jashtëqitjen e fëmijëve.

Nëse fëmija thotë se ka dhembje dhe shqetësime në stomak, gjumë të parehatshëm për shkak të kruajtjes së anusit dhe ka humbje oreksi, atëherë janë simptoma të qarta dhe duhet të dërgohet sa më parë fëmija në kontroll te mjeku.

Nëpërmjet analizës së jashtëqitjes për parazitë ose një tampon perianal, mund të përcaktohet me siguri nëse një fëmijë ka parazitë apo jo.

Terapia kundër parazitëve zgjat rreth shtatë ditë, por përveç terapisë standarde duhet të jepen edhe barna më të forta për të shmangur riinfeksionin, pra kthimin e parazitëve në zorrë.

Uji i ujësjellësit është i sigurt, ndërsa uji i burimeve është i rrezikshëm dhe ka potencial për të transmetuar këto lloj parazitësh.

Për sa i përket frutave dhe perimeve, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, parazitët rrinë në sipërfaqe dhe mjafton që gjithçka të shpëlahet mirë me ujë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME