Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi u rrethua resorti luksoz i Gëzim Çelës në Fushë Kuqe

Si u rrethua resorti luksoz i Gëzim Çelës në Fushë Kuqe

Mediat kanë publikuar pamjet e momentit kur forcat RENEA kanë blinduar zonën e Fushë Kuqes në Laç. Ato kanë rrethuar banesën dhe resortin luksoz të Gëzim Çelës të njohur me nofkën baron i drogës. Policia zhvilloi kërkime të shumta, por nuk mundi ta gjente.

Në operacionin e organizuar nga policia dhe SPAK të koduar “Flakë në det” ra në pranga shefi i policisë së Laçit, Dritan Metaj, pasi rezultonte se mbështeste grupin e strukturuar kriminal. Në kërkim u shpall Gëzim Çela dhe bashkëpunëtorët e tij Arben Dalipaj nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Gëzim Çela është i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion.

Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur u një laborator droge u gjet në banesën e tij. Ai kishte krijuar lidhje në Kosovë e SHBA për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë e më tej, në vendet e BE.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME